Nëse mendoni se pamja e jashtme tek një femër nuk luan rol edhe aq të rëndësishëm e keni gabim. Një video e publikuar së fundmi në internet tregon krejt të kundërtën.
Për ta provuar këtë një vajzë u vesh si një kameriere dhe u mundua të joshë një klient, i cili e injoron duke i thënë se nuk mund të dalë me të pasi duhet të vizitojë nënën e sëmurë në spital.
Më pas ajo futet brenda e “mërzitur” me refuzimin dhe vendos të ndërrohet duke veshur xhinse dhe një bluzë të hapur përpara. Vajza shfaqet sërish para këtij mashkulli me një “look” të ri. Ai mbetet pa fjalë nga bukuria e saj. Për ta bërë edhe më interesant situatën, ajo e fton atë për një darkë romantike.
Djali menjëherë i thotë "po" propozimit të saj, kurse ajo i kundërpërgjigjet duke i thënë “si e ke nënën, a është më mirë në spital”. Djali ka mbetur pa fjalë pas kësaj.



