2100 rrënjë kanabis në arën me misër në Vaun e Dejës, i riu kapet në flagrancë duke u kujdesur për to

2100 rrënjë kanabis në arën me misër në Vaun e Dejës, i riu kapet në flagrancë duke u kujdesur për to

Zbulohet një parcelë me kanabis sativa në Vaun e Dejës, duke u vënë në pranga një person i cili u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy