Vlorë, 57-vjeçares i sekuestrohen dy llogari bankare me rreth 300 mijë euro

Vlorë, 57-vjeçares i sekuestrohen dy llogari bankare me rreth 300 mijë euro

Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme dy llogari bankare me shumën monetare prej 298.324 Euro.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare", njofton policia.

Këto llogari sipas bluve të qytetit bregdetar i përkasin shtetases me inicialet T.B., 57 vjeçe banuese po në qytetin e Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy