Hoxha: Historia e Martinaj do të vazhdojë, ajo u bë telenovelë për shkak të mosreagimit në kohën e duhur të policisë dhe prokurorisë

Hoxha: Historia e Martinaj do të vazhdojë, ajo u bë telenovelë për shkak të mosreagimit në kohën e duhur të policisë dhe prokurorisë

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, foli edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke deklaruar se ajo u kthye në telenovelë për shkak të mosreagimit të Policisë dhe Prokurorisë. 

Hoxha tha se u habit nga përfshirja e kryeministrit Rama, në këtë çështje, kur ai deklaroi se policia ka një përgjigje por duhen ende prova. 

Kjo u bë telenovelë për shkak të mosreagimit në kohën e duhur të policisë dhe prokurorisë. Nuk ka qenë në stilin e kryeministrit të flasë për të tillë personazhe. U habita pse u përfshi kryeministri. Hetimin e ka prokurori i Kurbinit. Rama ka thënë policia e ka një përgjigje, por nuk po e jep sepse duhen prova të tjera.

Ndërkohë, në 21 gusht kam thënë që ky person është rrëmbyer dhe torturuar, më pas eleminuar.  Policia ka kërkuar në Shijak, Durrës dhe Vlorë, pra po ecën në këtë version.

Foto me të freskët të Martinajt, e kanë nxjerrë hakerat iranianë. E kam njohur personalisht, e di imazhin. Nuk ishte njeri që i nxirrje kollaj foto atij. Ai rrinte në mes Tiranës, por nuk i publikonte dot njeri foto. Po nxirren foto të vjetra.  Në histori u përfshi Rama dhe Berisha. Por, për këtë duhet të flasë prokurori.

Prokurori kërkon të bastisen banesa pas dy muajsh, por ata për dy muaj bëjnë shtëpi të re. Gjykata ka thënë nuk e miratoj urdhrin, por apeli e miratoi. Me gjithë këtë cirkus, mendon se mund të gjejnë ndonjë provë?

Ajo që është fakt, është që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndë, me personazh me shumë ndikim. Me një personazh për të cilin u mbyllën lojërat e fatit. Sot jemi para faktit që institucionet nuk kanë një përgjigje zyrtare, për të thënë çfarë ka ndodhur me këtë person.

Kjo histori do të vijojë gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy