Tre të arrestuar në Vlorë, kryenin vjedhje në bashkëpunim

Tre të arrestuar në Vlorë, kryenin vjedhje në bashkëpunim

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Trubulli”, ndërsa në pranga ka vendosur 3 persona, pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim, me qëllim përvetësimin e parave midis njëri-tjetrit. Në pranga kanë rënë Barjam Xhelaj, 61 vjeç, banues në Vlorë. Ilir Meraj, 38 vjeç, banues në Vlorë. Gëzim Shahaj, 63 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.

Sipas polcisë, më datë 15 maj 2017, në fshatin Mërtiraj, Njësia Administrative Vllahinë – Bashkia Selenicë, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur 11 bagëti të trasha (lopë) në stallën e shtetasit P.I., 34 vjeç, me banim në këtë fshat.

Si rezultat i këtij operacioni, pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, ditën e sotme është bërë e mundur identifikimi i menjëhershëm, kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm, si autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Në bazë të hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë vjedhur krerët e lopëve, i kanë transportuar ato me ndihmën e automjetit tip Furgon me targë AA 309 GJ në pronësi të shtetasit Ilir Meraj, duke i strehuar në një vend të posaçëm pranë banesës së shtetasit Gëzim Shahaj në fshatin Peshtan të Fierit.

Policia ka gjetur një pjesë të gjësë së gjallë (8 krerë lopë) si dhe ka bllokuar mjetin tip Furgon.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy