
Një kontroll i befasishëm është kryer këtë të hënë në godinën B dhe në godinën e paraburgimit të Fierit.
Burime për MCN bëjnë me dije se si rezultat i kontrollit janë gjetur një mjet prerës 15 cm dhe një shtizë e përshtatur si mjet shpues. Ndërkohë në godinën e paraburgimit, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

Materialet i kaluan specialistëve për hetime të mëtejshme.



