Lojtari i NFL pëson arrest kardiak gjatë lojës së parë

Lojtari i NFL pëson arrest kardiak gjatë lojës së parë

Ylli i futbollit amerikan Damar Hamlin është në një gjendje kritike pasi pësoi një arrest kardiak gjatë një ndeshjeje të Ligës Kombëtare të Futbollit të SHBA-së.

Lojtari i Buffalo Bills, 24 vjeç, ra në tokë pasi u përplas me një kundërshtar gjatë çerekut të parë të një ndeshjeje kundër Cincinnati Bengals.

Ai mori kujdes mjekësor në terren për më shumë se 30 minuta përpara se të dërgohej në një spital lokal. NFL e pezulloi lojën për natën rreth një orë pas incidentit.

Ekipi i tij, Buffalo Bills më vonë konfirmoi arrestin kardiak në një deklaratë dhe shtoi se rrahjet e tij të zemrës ishin rikthyer në fushë.

Emergjenca shkaktoi një vërshim urimesh për Hamlin dhe riktheu vëmendjen te natyra e rrezikshme e sportit më popullor të Amerikës, ndërsa sezoni i NFL i afrohet fazave të tij kulmore të play-off-it.

Hamlin po përballej me marrësin e Bengalëve Tee Higgins në stadiumin në Cincinnati, Ohio, kur helmeta e Higgins u duk se goditi Hamlin në gjoks. Pasi u ngrit fillimisht në këmbë, ai ra me shpinë.

Lojtarët nga të dy skuadrat u mblodhën rreth Hamlinit ndërsa stafi mjekësor i urgjencës dha CPR dhe oksigjen.

Shoqata e lojtarëve të ligës shkroi në një deklaratë: "Ne kemi qenë në kontakt me lojtarët e Bills dhe Bengals dhe me NFL. E vetmja gjë që ka rëndësi në këtë moment është shëndeti dhe mirëqenia e Damar."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy