Vikingë me flokë të errët

Vikingë me flokë të errët

Mund të kenë qenë të famshëm për tregtitë, flokët me gërsheta apo bastisjet e frikshme, por në pamje, vikingët kanë qenë shumë larg skandinavëve të sotëm ishin.

Një studim gjenetik i mbetjeve njerëzore të epokës vikinge jo vetëm që ka konfirmuar se vikingët nga pjesë të ndryshme të Skandinavisë lundronin në pjesë të ndryshme të botës, por ka zbuluar se ngjyra e errët e flokëve të tyre ishte më e zakonshme midis vikingëve sesa është mes danezëve sot.

"Vikingët nuk kishin flokët e çelët që kanë skandinavët sot", thotë prof. Eske Willerslev, bashkautor i hulumtimit nga Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti i Kopenhagenit.

Në kuadër të studimit, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Nature”, Willerslev dhe kolegët e tij renditën gjenomet e 442 njerëzve që jetuan në të gjithë Evropën në periudhën mes 2 400 vjet para Krishtit dhe 1 600 të erës sonë, shumican nga epoka e vikingëve - një periudhë që shtrihej nga rreth vitit 750  të erës tonë në vitin në 1050 të erës sonë.

Studimi gjithashtu përdori të dhëna ekzistuese nga më shumë se 1 000 individë antikë nga kohërat jo-vikinge dhe 3 855 njerëz që jetojnë sot.

Ekipi zbuloi gjithashtu se, që nga epoka e hekurit, gjenet e Evropës Jugore hynë në Danimarkë dhe më pas u përhapën në veri, ndërsa - në një masë më të vogël - gjenet nga Azia hynë në Suedi.

"Vikingët, gjenetikisht, nuk janë thjesht skandinavë", tha Willerslev.

Sidoqoftë, ekipi zbuloi se skandinavët e epokës së vikingëve nuk ishin një popullsi e njëtrajtshme, por ndahej në tre grupe kryesore - një zbulim që sugjeron se vikingët nga pjesë të ndryshme të Skandinavisë nuk përziheshin shumë.

Studiuesit thonë se këto grupe jetonin kryesisht në vendet e sotme skandinave, megjithëse vikingët nga Suedia Jug-Perëndimore ishin gjenetikisht të ngjashëm me homologët e tyre në Danimarkë. Diversiteti gjenetik ishte më i madh në rajonet bregdetare. / The Guardian / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy