Prokuroria nis verifikimin për kontratat e lobimit të PD

Prokuroria nis verifikimin për kontratat e lobimit të PD

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratat e dyshimta të Partisë Demokratike që ka lidhur me kompani lobimi amerikane duke mos i deklaruar zyrtarisht.

Bëhet fjalë për një shumë prej 1 miliardë Dollarësh që dyshohet se Partia Demokratike ka paguar për kompani lobimi offshore.

Kontratat në fjalë janë nënshkruar nga Partia Demokratike në të njëjtën periudhë kur kjo forcë politike vijonte protestën në çadrën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  ku për afro 3 muaj kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke akuzuar mazhorancën se do të përdorte para të krimit dhe drogës në fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Investigimi i “Birn” zbuloi se PD lidhi dy kontrata me kompaninë amerikane “Stonington Strategies’. Pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të Marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani tjetër që ‘Birn’ thotë se është një kompani fantazëm e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade. 

Sipas informacioneve të fundit, organi i akuzës do të hetojë për burimin e të ardhurave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy