Zaev i përgjigjet kërkesave të VMRO-së: Janë të papranueshme

Zaev i përgjigjet kërkesave të VMRO-së: Janë të papranueshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka reaguar pas kërkesës së opozitës për Kryeprokuror të ri dhe Komision parlamentar anketues.

Për kreun e qeverisë maqedonase këto kërkesa janë të pa pranueshme. Kreu i ekzekutivit do të presë që deri më 10 tetor të reflektojnë një pjesë e deputetëve opozitar, në të kundërtën opsioni i fundit mbeten zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas Zaev, zgjedhjet do të shpallen menjëherë.

"Nuk ka as arsye e as nevojë që të diskutohet për këto çështje. Institucionet dhanë qëndrimet dhe mendimet e tyre. Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës që vjen. Deri më 10 tetor është afati i përafërt deri kur do ta njoftojmë për hapat që do të vijojnë. Shpresoj se njoftimi do të jetë i natyrës se është siguruar shumica e nevojshme për ndryshime kushtetuese", deklaron Zaev.

Kryeministri maqedonas shton se me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk ka më çfarë të bisedojë, duke hedhur kështu poshtë çdo mundësi për takim liderësh.

"Pak më parë dhamë pa kushte qeveri teknike, Ligjin për financimin e partive politike dhe formuam Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve me kryetar nga opozita. Për kompensimin e kësaj nuk duan as të diskutojnë, me qëllim që të kenë sukses proceset e rëndësishme për Maqedoninë", tha ai.

I pyetur se a do të bisedojë me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin, kryeministri Zaev u përgjigj se nuk do të takohet me atë.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim, do të diskutojë me deputetët në Kuvend, por ashtu siç shtoi, në një atmosferë, më të mirë, më normale dhe më përgjegjëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy