
Qeveria afgane ka filluar shpërndarjen e bukës falas për qindra mijëra njerëz në të gjithë vendin, pasi furnizimet u ndërprenë gjatë mbylljes së koronavirusit dhe çmimet u rritën, sipas “Arabiya online”.
Ekspertët vendas besojnë se mbi 250 000 familje në kryeqytetin Kabul kanë filluar të marrin dhjetë bukë Naan në ditë.
Presidenti Mohammad Ashraf Ghani tha se programi i shpërndarjes së bukës po zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.
Afganistani raportoi sot se kishte 3 224 raste pozitive tw koronavirusit, përfshirë 95 vdekje. Sidoqoftë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha sot se vendi, ku mbi 271 000 njerëz janë kthyer nga Irani dhe Pakistani që nga janari i kaluar, po përjeton norma alarmante të infeksionit Covid-19 në kryeqytetin Kabul.



