Shkarkimi i Metës/ Asnjë gjyqtar në Kushtetuese nuk dorëhiqet nga çështja

Shkarkimi i Metës/ Asnjë gjyqtar në Kushtetuese nuk dorëhiqet nga çështja

Asnjë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është tërhequr nga gjykimi i çështjes për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pas tërheqjes për mbi një orë të trupës gjykuese, vendimi ishte i qartë.

Pretendimet e presidentit për kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha, se i ka tejkaluar mandati, është rrëzuar duke argumentuar se nuk është një pretendim kushtetues.

I rrëzuar po ashtu është edhe pretendimi i Metës për hedhjen e shortit për emërimin e gjyqtarit relator të çështjes. E njëjta gjë, edhe për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët u cilësuan si “të anshëm” nga përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishi.

Nga ana tjetër, sipas përfaqësueses së Presidencës, Katerina Treska, e gjithë çështja, është antikushtetuese.

Për të, kërkesa për shkarkimin e Metës, është bërë nga legjislatura e kaluar e Kuvendit. Si e tillë, legjislatura e re, duhet të rifillojë edhe një herë nga fillimi kërkesën për shkarkimin e presidentit.

Pas rrëzimit të pretendimeve tashmë, trupa gjykuese është tërhequr sërish, për të vendosur mbi vazhdimësinë e procesit të shkarkimit të presidentit apo rinisjes nga fillimi, në bazë të pretendimit të Treskës.

Pretendimi për Vitore Tusha - rrezohet

Marsida Xhaferllari - rrëzohet / i pabazuar

Fjona Papajorgji – rrezohet/Pretendimi për organizimin e shortit janë të pabazuara.

Perparim Kalo - lidhur me pretendimet që gjyqtari ka shprehur publikisht nuk është shkak që të lidhet me paanësinë

Altin Bino, rrëzohet/ Pretendimi për mënyrën e emërimit e pabazuar

11.39h-Seanca për shkarkimin e Metës/ Presidenca kërkon dorëheqjen e trupës, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Përfaqësuesit ligjorë të presidentit Ilir Meta në seancën e sotme kushtetuese, kanë kërkuar përjashtimin e trupës që po shqyrton shkarkimin e tij, me argumentin se nuk mund të jenë të paanshëm.

Sipas avokatit Bledar Dervishajt, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji duhet të japin dorëheqjen nga shqyrtimi i kësaj çështjeje pasi kanë konflikt interesi.

" Papajorgji ka mohuar të drejtat e presidentit duke favorizuar parlament qeveri, dhe ajo duhet të dorëhiqet pasi presidenti e kuvendi janë sërish në këtë proces. Edhe për relatorin e këtij procesi që është Përparim Kalo, ka fakte publike. Më 24 dhjetor është publikuar shkrim i Kalos në shqiptarja.com, ku shkruan 'një vit i shkurtër në dukje'. Në këtë shkrim ka disa paragraf ku kuptohet se Kalo është i njëanshëm. Herë duket sikur kërkon dorëheqjen e herë sikur kërkon mandat të ri. Me anë të këtij shkrimi Kalo kërkon nga parlamenti t'i zgjasë mandatin, ku parlamenti ka në procedurë parlamentare disa emra për zgjedhje. Ky shkrim i Kalos duket si kërkese edhe për ndryshime kushtetues. Ky fakt e bën gjyqtarin të jetë i njëanshëm edhe duhet të dorëhiqet. Kërkojmë që çdo anëtar të shprehet për paanshmërinë e tij përpara se të nis gjykimi në themel i çështjes. Ditën e djeshme pasi u njohëm me disa dokumente. Konstatojmë se ka të tjera shkelje nga kushtetuesja.  Është shkelur afati tre mujor nga kushtetuesja, ku duhej të ishte vendosur kalimi apo jo në seancë plenare. Pasi gjyqtarët dëshironin të iknin me leje vjetore. Mbledhja e gjyqtarëve kishte detyrim ta caktonte datën më 14 shtator. Por e ka marë në shqyrtim më 15 tetor 2021 një muaj më vonesë.  Bëmë një kërkesë edhe më datë 29 janar 2022. A ka patur mbledhje, shqyrtim apo çfarë ka ndodhur? Vetëm dje gjykata na dha një kopje të vendimit të gjyqtarëve ku është arsyetuar se: mbledhja e gjyqtarëve miraton rregullore të brendshme. Bazuar në këtë arsyetim ka vendosur se për çështjen konkrete s'ka asnjë vendim për pezullim të ecurisë së afateve", tha Dervishaj.

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta, përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda  Bushka është shprehur se kërkesa e presidentit është kërkesë për përjashtim gjyqtarësh është pa arsye dhe nuk ka asnjë shkak. Bushka i ka kërkuar gjykatës të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese nga shqyrtimi i çështjes, duke e cilësuar analizën e avokatit të Metës si hipotetike.

"Kërkesa për përjashtim nuk është automatik. Është KPA që kryen e bënë këtë procedurë. Procedimi disiplinor fillon me kërkesën e kryetares së KPA kërkesë të cilën s'kemi asnjë informacion ka filluar apo jo. Në kërkesën për zonjën Papajorgjit s'ka asnjë pikë për të drejta procedurale si palë në proces për të cilin ai është ankuar. Por është një proces krejt tjetër ku ai s'ka fare lidhje edhe me këtë çështje ku në jemi. Për ne afati tre mujor, janë çështje organizative janë çështje organizativ  e jo afate preskluzive. S'ka asnjë shkelje. Kur gjykata merr leje afatet pezullohen. E vetmja pasojë është e drejta për shqyrtim për një afat të arsyeshëm. Nuk shohim të ketë asnjë ndikim në proces. Po të kishte gjykim tej afatit e vetmja e drejtë është që pala të kërkoj dëmshpërblim monetare, por s'jemi fare në këto kushte. Një afat organizativ nuk mund të prevalojë mbi këtë çështje. Këto janë pretendime për t penguar zhvillimin e kësaj seance. I kërkoj gjykatës ta vlerësonte kërkesën paraprake për përjashtim gjyqtarësh dhe ta rrëzoj si të pabazuar në kushtetutë e ligj. Do shprehet për kërkesat e dorëheqjes dhe e përjashtimit", ka thënë Bushka.

Pasi përfaqësuesi ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese duke argumentuar se janë të paanshëm dhe u ka mbaruar mandati, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy