Rama: Gjykatësit e 21 Janarit mund të përfundojnë pas hekurave. Luli qan hallin tonë se PD e bëri...

Rama: Gjykatësit e 21 Janarit mund të përfundojnë pas hekurave. Luli qan hallin tonë se PD e bëri...

Menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, në foltoren e Kuvendit ka dalë kryeministri Edi Rama.

Po kur kreu i qeverisë mori fjalën deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha nga parlamenti se gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër mund të përfundojnë prapa hekurave. Rama iu përgjigj edhe deklaratave të kryetares së LSI-së, e cila ka deklaruar ditë më parë se Rama ka edhe disa muaj jetë për shkak të lëndëve narkotike.

"Mendojnë akoma se do të vazhdojnë ta pengojnë atë. 21 janari mbetet ende një plagë e hapur. Ende ata që duhet të përgjigjen përpara ligjit janë të pa gjykuar. Është po kaq e vërtetë që gjykatës së 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër mund të përfundojnë prapa hekurave. Natyrisht që kush nga ne nuk do të donte që kjo çështje të ishte mbyllur dhe ndokush të ishte prapra hekurave sot për ata të vrarë në bulevard.Sot jemi ata që duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të dëgjojmë edhe dënglat e këtyre. Parafolësja që nuk i përmend dot emrin, (Monika Kryemadhi) që e vetmja shkencë që njeh është shkenca e filxhanëve për t'u thënë shqiptarëve që kam edhe pak muaj jetë. Unë nuk e di sa muaj jetë kam, por një gjë është e sigurt që këta nuk vijnë këtu duke qenë Partia Socialiste. Kazan, jo lajmin që Edi Rama thotë se kam edhe pak muaj jetë", tha Rama.

Kreu i qeverisë reagoi edhe për pyetjen ironke që Lulzim Basha bëri ndaj kolegëve të tij nëse i njihnin se kush ishin ministrat e rinj,

Po ky kush ishte kur erdhi? Kush ishte ky? Këtij dihet botërisht se kush ia bënë edhe kryesinë e PD, vijnë e flasin këta e qajnë hallin e PS!! Po PD ku është? Tamam si kur Shqipëri i qante hallin Amerikës. E ka bërë partinë kashtë e k*qe. E shkatërroi në një formë që nuk e di…Asnjë nga ne, jam i sigurt, edhe Taulantit po ti thoje,  na shkruaje si do ti ta shkatërrosh PD nuk do ta bënte dot siç e bëri Luli. Njëri i të gjitha të zezave, nuk ia bënte dot atë që i bëri Luli PD e pastaj vjen e qanë hallin tonë. Ky dhe ky tjetri, ky i madhi, ka hall të rëndë që nuk mund ta tregoj unë… prandaj ishte sot kështu me kokën e futur brenda shpatullave, ka hall të madh e nuk fliste dot e pe? Por me këta të dy, nga 40 padi i kam unë njëherë. Por si kam si këto të Taulantit me 50 mijë lekë por gjyqe civile”, u shpreh Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy