
Në opinion publik po deklarohet gjithnjë e nga më shumë qytetarë se pas përjashtimit të ish-liderit të PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar fshihet një marrëveshje. Por demokrati Fatbardh Kadilli ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje për përjashtimin e Berishës. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Kadilli tha se të dyja palët po veprojnë për llogari personale, njëri për të mbrojtur vete, tjetri për karrierën.
“Të dy palët veprojnë mbi llogari personale, njëri për të mbrojtur vete, tjetri për karrierën. Këto janë arsyet. Nuk ka marrëveshje. Ai është vendim skuth dhe sot kemi modelin e kryetarokracisë”, tha Kadilli.
Ndërkohë Nano tha se kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë nën presionin e DASH.
“Ai ka qenën nën presionin e vendimit të DASH”, tha Nano.



