Shënohet 124 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Pejës, vazhdimësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Shënohet 124 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Pejës, vazhdimësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nga datat 23 deri me datën 29 janar të vitit 1899 në Pejë është mbajt Kuvendi Kombëtar Shqiptar “Lidhja e Pejës” i cili mblodhi përfaqësues shqiptarë të Vilajeteve të Kosovës, Manastirit dhe të Janinës.

Ky Kuvend, që u quajt ‘Lidhja e Pejës’ ‘Besa-besë’, ishte vazhdimësi e punës dhe aktiviteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u mbajt në vitin 1878 dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.

Kryetar i këtij Kuvendi dhe i Komitetit drejtues u zgjodh Haxhi Zeka.

Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga qendrat e vilajetit të Kosovës.

Në Kuvendin e Pejës u parashtrua kërkesa për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe vendosjes së një statusi apo kushtetute të veçantë për administrimin e tyre, zbatimi i së cilës do të çonte në formimin e një province të vetme territoriale administrative të qeverisur nga shqiptarët.

Lidhja e Pejës e shtriu autoritetin e vet në gjithë vilajetin e Kosovës, që ishte vatra e saj kryesore dhe më pas në atë të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Vendimet e Lidhjes u miratuan në mbledhje të gjera popullore, që u organizuan në krahina të ndryshme të vendit, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin ato të Sanxhakut të Prizrenit, të vilajetit të Shkodrës, të Dibrës, Ohrit, Elbasanit etj., ku u formuan komitetet lokale.

Projektet e atdhetarëve shqiptarë për të thirrur një kuvend të ri, që do ta konsolidonte përfundimisht Lidhjen, hasën në kundërshtimin e vendosur të Portës së Lartë.

Në vjeshtën e vitit 1899, krahu radikal i lëvizjes së udhëhequr nga Lidhja e Pejës kaloi në organizimin e qëndresës së armatosur kundër perandorisë osmane.

Porta e Lartë, në pranverën e vitit 1900, ndërmori masa të forta ushtarake dhe hodhi kundër Lidhjes Shqiptare të Pejës ushtri të shumta, që çuan në shtypjen e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy