Një tjetër rast me Zika është shënuar së fundmi në Itali. Një 26-vjeçare shtatzënë e infektuar nga virusi është detyruar të abortojë fëmijën duke shënuar në këtë mënyrë viktimën e pare nga Zika në Itali.
Mediat vendase raportojnë se 26-vjeçarja ishte infektuar pas një udhëtimi në Brazil aty ku Zika po përhapet me shumë shpejtësi.



