Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e lajmeve MCN Tv se paratë e drogës para se të futen në bankë pastrohen në biznese të mëdha.
Sipas Dervishit, bankat mund të jenë pjesë e skemës së pastrimit të parave.
Mund ta thjeshtoja me faktin që ne themi paratë e krimit, që është trafiku i drogave, që nxirren këto lekë nga krimi. Shumica vijnë nga Europa, kishim dhe mekanizmin që i sillnin paratë me autobusët e linjave. Këto para ne themi që trafikantët i kthejnë në pasuri të paluajtshme blejnë hyrje, dyqane, në Tiranë e Durrës, ku ka një boom ndërtimesh, i shohim me sy të lirë.
Ky është revolucioni i madh që po bëjmë ne në ndërtim dhe themi që shumica e hyrjeve blihet me paratë të pista. Të blesh hyrje, nuk mund t’i shkosh ndërtuesit, apo të bësh këtë ndërhyrjen me bankë, pra të marrësh një pjesë të lekëve hua nga banka, me një çantë me lekë në të zezë, apo të bëhesh bashkëinvestitor në atë biznes me një çantë me lekë të fituara nga drogë.
Këto lekë qarkullojnë, para se të futen në bankë, pastrohen në biznese të mëdha, pastaj futen në banka. Dalin nga bankat si produkt i pastruar.
Ne kemi këto probleme me bankat.
Dikur para 15 vjetëve, grupet kriminale që merreshin me trafikun e drogave nga Kolumbia, kishin një proces. Kur lëvrohej një sasi e madhe, shqiptari duhet të linte garanci në bankë një shumë lekësh që të paktën të ishin baraz me sasinë e blerë. Nëse u ble 1 milion euro drogë, 1 milion euro të ishin në bankë si garanci. Nëse humbte sasia, atij që e shiste i kthehej kjo garanci. Kjo garanci mbahej në një bankë të nivelit të dytë me pronar shqiptar. Vetëm një bankë e bënte. Nuk e di nëse vijon e njëjta skenë. Bankat e bëjnë këtë punë. Nuk është çudi që edhe bankat të jenë pjesë e pastrimit të parave. Nuk do që prokuroria të ketë akses, qoftë SPAK. Jo akses kur vjen rasti.
Më tej Dervishi tha se pasuritë e sekuestruara i shiten për pak para atyre që u janë marrë. Gazetari, duke cituar dhe prokurorin Dumani dhe se korrupsioni në administratën publike është në nivele alarmante.
Është dhe tregues i SPAK, por më shumë është tregues i bashkëpunimit që kanë bërë me policisë e vendeve të Evropës Perëndimore. Nëse do të ishte në sistem goditja, do të punonin në të njëjtën linjë, dhe pjesë që nuk i takojnë SPAK, do ishte më e madhe. Këto vërtetë sekuestrohen, por sekuestrohen jo vetëm kesh, por dyqane, apartamentet.
Ka një histori të hidhur pjesa e sekuestrimet, filluar nga Krimet e Rënda. I sekuestronin dhe më pas mësonin që këto gjëra u ishin kthyer atyre që i kishin, tani ka një agjenci që merret me këto prona. Krerët sikur çohen me kast që këto pasuri të tjetërsohen dhe t’i blejnë ato që kanë humbur me pak lekë. Na është futur korrupsioni në çdo qelizë. Ajo që më bëri mua përshtypje kur dëgjova Dumanin, ai që në fillim tha që mbetet shqetësues korrupsioni në administratën publike edhe pse kemi 6 vjet SPAK, e pafund njerëz që futen në burg, vazhdon e njëjta situatë e korrupsionit.



