“Komiteti Konsultativ BE-Shqipëri”, Hoxha: Hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në integrimin europian

“Komiteti Konsultativ BE-Shqipëri”, Hoxha: Hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në integrimin europian

Kryetarja e Komitetit Konsultativ të përbashkët BE-Shqipëri, Juliana Hoxha, theksoi rëndësinë e këtij mekanizmi, i cili është pjesë e marrëveshjes së stabilizimit dhe asocimit. Ajo shpjegoi se komiteti përfshin sindikatat, organizatat e punëdhënësve, shoqatat e biznesit dhe ato civile, duke u ndarë në mënyrë të barabartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Hoxha theksoi se komiteti ka një rol të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe transformimin demokratik, mbështetje për ndërtimin e institucioneve dhe nxitjen e qeverisjes me pjesëmarrje të shoqërisë civile. Ajo tha se është bashkëkryetare e këtij komiteti, së bashku me një përfaqësues nga ana e BE-së, duke siguruar përfshirjen e të gjitha grupeve sociale në proceset politike dhe vendimmarrëse. 

“Komiteti konsultativ i përbashkët midis BE-së dhe Shqipërisë në fakt është një detyrim i Shqipërisë, që rrjedh si pjesë e marrëveshjes së stabilizimit asocimit që është nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe që ka hyrë në fuqi që në vitin 2009, dhe ky komitet përbën një ndër mekanizmat kryesorë të dialogut të strukturuar që synon të sjellë shoqërinë civile të Shqipërisë, por edhe atë në krahun tjetër të Bashkimit Europian bashkë në procesin e integrimit europian të vendit.

Dhe duke pasur parasysh që procesi i integrimit është kryesisht një proces politik. Ku rolin kryesor e ka qeveria shqiptare, por dhe parlamenti. Kjo strukturë është një ndër mekanizmat që vjen si një mekanizëm përkrah mekanizmit politik për të siguruar që zëri i shoqërisë civile në vend të jetë i pranishëm në këtë proces.

Dhe si pjesë e marrëveshjes së stabilizimit të asocimit, në fakt, pavarësisht se nuk juve nuk do ta gjeni me këtë lloj emërtimi. Marrëveshja nënvizon në disa momente të saj promovimin e dialogut nëpërmjet aktorëve të ndryshëm social. Mbështetjen për transformimin demokratik dhe ndërtimin e institucioneve, si dhe nxitjen e qeverisjes me pjesëmarrjen nëpërmjet përfshirjes së shoqërisë civile.

Me shoqëri civile në rastin e këtij komiteti konsultativ në fakt nuk nënkuptohet vetëm shoqëria civile, si ndoshta ne rëndom e njohim dhe flasim në vend. Ajo përbëhet nga tre palë aktorë, nga sindikatat apo le të themi organizimit të punëmarrësve e punonjësve; nga organizatat e punëdhënësve, që mund të jenë edhe organizata dhe shoqata biznesi dhe nga shoqata të tjera që janë të natyrës së organizatës së shoqërisë civile, siç i njohim ne në vend organizata kulturore sportive mjedisore dhe komiteti përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga secila palë, pra ka 6 anëtarë nga ana e Shqipërisë dhe 6 anëtarë nga ana e BE, që përfaqësohen në këtë komitet konsultativ nga Këshilli Ekonomik Social Europian.

Nga të dyja palët, përbërja është e njëjtë, pra janë dy anëtarë përfaqësues të secilit grupim. Anëtarë nga sindikatat, nga shoqatat e biznesit dhe shoqata civile, dy për secilin grupim, si nga BE-ja ashtu dhe nga vendi. Unë në fakt, për të qënë më korrekte, nuk jam kryetare, jam bashkëkryetare, sepse komiteti, duke qënë se është një komitet i përbashkët.

Ka një bashkëkryetar nga pala e vendit, në këtë rast jam unë, dhe një përfaqësues, një bashkëkryetar le të themi nga ana e BE-së.", tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy