Makina rrëzohet nga ura dhe bie në kanal, dy të vdekur dhe një i plagosur

Makina rrëzohet nga ura dhe bie në kanal, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Dardhzezë. Një automjet tip “Benz”me targa AA 494 OB, i cili udhëtonte drejt Fierit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga ura në një kanal të madh.

Si pasoje e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona. Sipas raportimeve të para ura nuk kishte barriera mbrojtese.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe nje pasagjer që udhëtonin në mjet, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ky i fundit eshte derguar ne spital per marrjen e ndihmes mjekesore dhe mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe po nxjerr automjetin nga  kanali si dhe trupat e pa jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy