
Nicholas Barber dhe Caryn James, kritikët e filmit të BBC Culture, kanë renditur një listë me 20 filmat më të mirë për vitin 20221.
-JUDA DHE MESIA I ZI
Historia e vërtetë e Fred Hampton, liderit të Partisë së Panterës së Zezë, i cili u vra në vitin 1969 me urdhër të FBI-së, bëhet dramë e lartë në filmin e regjisorit Shaka King, i cili nga ana tjetër është plot dyshime, plot aksion dhe intim.
-KALORËSI I GJELBËR
Një film ku mund të gjeni kështjella, gjigantë, shtriga dhe njerëz në ankth, ashtu si aventurat e panumërta me shpata dhe magji. Por elementë të tillë të nderuar nga koha nuk janë dukur kurrë aq misterioz apo aq magjikë sa në këtë film ëndërrimtar, përshtatur nga poemat e shekullit të 14-të nga David Lowery.
-RAYA DHE DRAGOI I FUNDIT
Qesharak, plot ngjyra dhe plot aksion, ky film i familjes Disney është mjaft argëtues. Raya është një heroinë e re luftëtare, e cila duhet të gjejë dragoin e fundit magjik të mbijetuar në mënyrë që të mundë fuqitë e së keqes dhe të shpëtojë babanë e saj.
Në listë renditen edhe West Side Story, Passing, The Power of the Dog, Summer of Soul apo rikthimi i agjendit 007 me “No time to die”.



