Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në Lundër. Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin M.L. ishte në lëvizje e sipër në momentin që është përfshirë nga flakët.
Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve është bërë defekti teknik në mjet.
“Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.



