
Kategoria e Parë rikthehet pas pauzës së kombëtareve dhe do të luajë gjashtë ndeshjet e javës së 26-të këtë mesjavë. Pesë sfida, janë planifikuar të luhen ditën e mërkurë, në orën 14:00.
Bylis luan në transfertë ndaj Burrelit, një përballje që do të transmetohet në ekranin e MCN TV.
Elbasani kryesues, gjithashtu do të luajë në transfertë, ndaj skuadrës së Kastriotit, ndeshje e cila do të transmetohet në MCN 24.
Tri ndeshjet e tjera janë Apolonia-Tomori, Besa-Luzi dhe Korabi-Flamurtarin.
Ndeshja e fundit e javës së 26-të, do të luhet ditën e enjte, ku Lushnja pret në shtëpi Vorën, sfidë të cilën mund ta ndiqni në MCN 24.



