Kievi akuzon Moskën për atentatin ndaj ish-kreut të kuvendit

Kievi akuzon Moskën për atentatin ndaj ish-kreut të kuvendit

Inteligjenca ukrainase thotë se vrasja e ish- kryetarit të parlamentit është veprës e Moskës dhe se për atentatin mund të jetë pajtuar një vrasës me pagesë. 

Kievi ka akuzuar drejtpërdrejtë Moskën për vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit Andriy Parubiy, por pa dhënë prova për rastin. 

“Personi i armatosur ishte maskuar si korrier dhe qëlloi tetë herë. Ai kaloi një kohë të gjatë duke u përgatitur, duke vëzhguar dhe planifikuar atentatin. Ka përfshirje ruse në këtë atentat. “, tha Ivan Vyhivskyi, kreu i policisë ukrainase.

Për inteligjencën ukrainase ky atentat duket si vrasje me pagesë. "Kemi informacione për përfshirjen e mundshme të shërbimeve të sigurisë Ruse në organizimin e vrasjes", tha SBU-ja ukrainase.

Andri Parubiy ishte kryetar parlamenti nga viti 2016 deri në vitin 2019. Ai udhëhoqi protestat masive në vitet 2013-14 që shkaktuan largimin e presidentit të atëhershëm të Ukrainës, pro-rusit Viktor Janukoviç dhe i mbijetoi një atentati me granatë në atë kohë. Parubi mbante poste të larta në Ukrainë. Policia ka ndaluar një person të dyshuar për vrasjen e tij në Lviv. Ai është një 52-vjeçar, banor i Lvivit. 

Ndërkohë, të dyja vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për tentativa të dështuara ose atentate të suksesshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy