Një sherr mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Kamëz. Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz, ka plagosur me mjete prerëse për motive të dobëta vëllain e tij.
Ai është vënë në pranga nga policia në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllain e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.



