
Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei është zotuar se do të hakmerret për vdekjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në një sulm raketor në Teheran të mërkurën.
Vendet në të gjithë rajonin kanë fajësuar për sulmin Izraelin, por shteti hebre ende nuk ka komentuar zyrtarisht.
Pas vrasjes, një llogari X që përkthente dhe ndante deklaratat e Khameneit postoi një mesazh nga udhëheqësi iranian, duke thënë: “Pas kësaj ngjarje të hidhur, tragjike që ka ndodhur brenda kufijve të Republikës Islamike, është detyra jonë të hakmerremi”.
Në një deklaratë të veçantë, Khamenei premtoi "dënim të ashpër" për Izraelin për vrasjen e Haniyeh. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka dënuar gjithashtu sulmin në rezidencën e Haniyeh në Teheran, duke u zotuar të mbrojë integritetin territorial, nderin dhe dinjitetin e Republikës Islamike dhe t'i bëjë "pushtuesit terroristë të pendohen për veprimin e tyre frikacak".
Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) e ka kërcënuar gjithashtu Izraelin me një "përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme" nga Irani dhe aleatët e tij.



