Miqësorja me Arabinë Saudite, Dede: Reklamë e mirë për lojtarët e kampionatit shqiptar

Miqësorja me Arabinë Saudite, Dede: Reklamë e mirë për lojtarët e kampionatit shqiptar

Trajneri Nevil Dede, u shpreh se miqësorja e Shqipërisë me Arabinë Saudite është zgjedhur nga FSHF dhe jo nga trajneri Edy Reja.

Duke folur për këtë në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se kjo është një reklamë shumë e mirë për lojtarët e kampionatit shqiptar.

Kjo është një zgjedhje FSHF. Nuk mendoj se e ka Reja tagrin për të bërë këtë listë dhe për këtë ndeshje. Nëse nuk është datë zyrtare e UEFA-s dhe FIFA-s, atëherë do të thotë se i ka marrë institucioni.

Është një motiv i mirë për këta lojtarë. E para futen në fokusin e trajnerëve të ekipeve kombëtare. Janë të evidentuar të gjithë këta lojtarë që flitet. Është një gjë pozitive. Sesa përfitojnë klubet unë nuk e di, por është një reklamë e mirë për lojtarët. Në Arabinë Saudite, atje do të ketë disa sy që do i ndjekin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy