Papa: Duhet falënderuar opozita për protestën, Rama nuk ka pse tolerohet më për skandalet

Papa: Duhet falënderuar opozita për protestën, Rama nuk ka pse tolerohet më për skandalet

Opozita ka kërkuar leje për një protestë pa afat, por se pikëpyetja është se çfarë do të arrijë këtë radhë opozita përmes saj.

Autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa, tha për edicionin e lajmeve në MCN tv, se protesta vjen pas përfshirjen së kryeministrit Edi Ramë në çështjen McGonigal dhe se për këtë protestë duhet falënderuar Berishën.

Sipas tij, pikërisht për këtë nuk duhen toleruar më skandalet e Ramës, dhe se shqiptarët kanë të drejtë që përmes protestave ta ciklojnë politikën.

Asgjë e keqe nuk vjen nga një protestë, sidomos pas një skandali të tillë të madh. Çfarë mund të bëj opozita tjetër, kaq forcë ka. Kërkuan hetim në parlament, nuk ja lejuan, do dalin në rrugë.

Përpara skandalit, nuk ka rëndësi të dalin 500 vetë, 5 mijë apo 50 mijë vetë. Rëndësi ka trupi diplomatik, gazetat, do ta publikojnë, pra do të vihet re që nuk ka pse të tolerohet më ai kryeministër që përmendet në skandale me FBI, sepse nuk e ruan status-quon sepse deri tani ai e ka blerë heshtjen me ruajtjen e status quos. Ka një forcë të madhe reaguese, sepse kjo do të ndodhte kur dikush rri 12 vite në pushtet.

Opozita ka një detyrim të madh dhe duhet ti themi faleminderit Berishës që në atë moshë merr përsipër që të përplaset, nga protesta nuk duhet frikësohet askush, protesta trego forcë, tregon pakënaqësi, dhe padyshim mendoj se shqiptarët atje jetojnë më keq se para një viti, dy vite, dhe qeveria ka premtuar shumë dhe nuk a realizuar pothuajse asgjë.

Ndaj shqiptarët kanë të drejtë ta ciklojnë politikën, ta ndryshojnë, me votë është e vështirë. Kandili i Ramës është shuar, një kryeministër potencialisht për dëshmitarë për gjyq, i lidhur me një agjent potencial rus,  nuk duhet të rrijë, të drejtojë më një Shqipëri, është e turpshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy