Dhuna politike në 50 shtete/ Palestina dhe Ukraina vendet më të rrezikuara

Dhuna politike në 50 shtete/ Palestina dhe Ukraina vendet më të rrezikuara

Mbi 165 mijë incidente të dhunës politike janë regjistruar në mbarë botën nga korriku i 2023-it deri në qershor të 2024-ës, me një rritje prej 15% nga 12 muajt e mëparshëm.

Kjo është një nga gjetjet e një organizate amerikane që regjistron konfliktet globale, si dhe intensitetin e tyre në mbarë botën.

Të dhënat tregojnë se një në shtatë njerëz vlerësohet të jetë ekspozuar ndaj konflikteve në këtë periudhë, ndërsa 50 shtete kanë përjetuar me nivele të larta dhe ekstreme të dhunës dhe trazirave, ku si rajonet më të këqija pas Palestinës dhe Ukrainës renditen  Mianmari, Siria, Meksika, Nigeria, Kolumbia, Brazili, Sudani, Kameruni dhe Pakistani.

Deri tani, vendi më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm në botë është Palestina, veçanërisht Gaza, me 87% të popullsisë palestineze të ekspozuar ndaj konfliktit. 40 mijë njerëz thuhet se janë vrarë që nga korriku 2023, nga të cilët 35 mijë janë regjistruar si vdekje të civilëve.

Nisur nga numri i incidenteve, vend i dhunshëm konsiderohet edhe Ukraina, me mesatarisht mbi 791 incidente të dhunës politike në javë dhe mbi 37 mijë e 300 vdekje të regjistruara vitin e kaluar.

Vitet e fundit, numri i incidenteve është shumëfishuar, po ashtu edhe numri i grupeve të armatosura të përfshira në dhunë.

Megjithatë, shkalla e ekspozimit ndaj rrezikut ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë kësaj periudhe, duke lëvizur vetëm pak nga 13% në 14% ndaj rreziqeve, përveç nëse konflikti përhapet në zona të tjera.

Ky raport sugjeron se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së botës përballon kostot e rënda të rritjes së konflikteve të dhunshme, ndërsa shumë të tjerë janë të prekur në mënyrë indirekte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy