Një grup i shpërndarjes së drogës është goditur në Greqi. Operacioni është zhvilluar në Athinë, ku janë arrestuar 10 grekë dhe një shqiptar.
Në krye të bandës mësohet se qëndronte një shqiptar 35-vjeçar i burgosur, i arrestuar për trafik kokaine me 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg 615 gram kokainë, 750 gram përzierës, 59 mijë euro, 30.000 lek të reja shqiptare, dy kartëmonedha false 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj.
Sipas mediave greke, vitet e fundit ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga trafikimi i drogës.



