
Dy shtetase kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kishin organizuar një skemë mashtrimi duke marrë kredi në emër të pacientëve që shtroheshin në spital.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 39-vjeçare, me inicialet E.B, e cila punonte si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte një shtetase 32-vjeçe e identifikuar me inicialet O.H, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.
Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



