Një kamion ka hyrë në mes të një grupi ushtarësh, duke u marrë jetën 4 prej tyre dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Sulmi terrorist i ngjashëm me atë të Berlinit dhe Francës është regjistruar në Jeruzalem. Mediat e huaja bëjnë të ditur se autori i sulmit është ekzekutuar. Lajmin e ka konfirmuar radioja ushtarake izraelite.
Bilanci i viktimave është ende provizor. Policia izraelite, duke iu referuar burimeve spitalore, saktësoi se viktimat e sulmit në Jeruzalem janë 3 gra dhe një burrë, të gjithë të moshës 20-vjeçare.
Në Izrael, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm edhe për femrat.



