“Von der Leyen të përmbahet pak”, Pistorius: S’na thotë Brukseli ç’të bëjmë për trupa në Ukrainë

“Von der Leyen të përmbahet pak”, Pistorius: S’na thotë Brukseli ç’të bëjmë për trupa në Ukrainë

Evropianët janë të përçarë sa i përket luftës në Ukrainë dhe qëndrimit që mbajnë. Së fundmi, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se janë në tavolinë plane të sakta për të dërguar trupa evropiane në Kiev. Por kjo është e gabuar, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. 

Përveç faktit që Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autoritet apo kompetencë në lidhje me pozicionimin e trupave – pavarësisht se për kë ose për çfarë – unë do të tregohesha i kujdesshëm dhe i përmbajtur sa i përket konfirmimit apo komentimit të planeve të tilla në çfarëdolloj mënyre. 

Ndërkohë, Ukraina kërkon nga Kina që të ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin për t’u ulur në tavolinë për të shkuar drejt paqes. Gjatë fjalës së tij në Shangai, shefi i Kremlinit tha se ka arritur një mirëkuptim me presidentin e SHBA-së Donald Trump në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë 

Marrëveshjet e arritura mund të çelin rrugën për paqe. Kam informuar liderin kinez Shi Xhinping për rezultatet dhe do të informojë në vijim anëtarët e tjerë të Organizatës së Shangait. Falënderoj Kinën dhe Indinë për mbështetjen e tyre, për rolin në lehtësimin e diskutimeve mbi krizën ukrainase. Shpresoj se “dakordësitë e arritura” në takimin me Trampin janë “duke ecur në drejtimin për t’i çelur rrugën paqes në Ukrainë. 

Pas samitit të Alaskës i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se Putini kishte rënë dakord në parim për garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, por Moska nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy