Sveçla paralajmëron arrestimin e Vuçiç nëse hyn në Kosovë/ Gashi: Deklaratë e ngutshme. Veprimi të ndodhë në koherencë nëse do futej pa leje (VIDEO)

Sveçla paralajmëron arrestimin e Vuçiç nëse hyn në Kosovë/ Gashi: Deklaratë e ngutshme. Veprimi të ndodhë në koherencë nëse do futej pa leje (VIDEO)

 Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vendosjes së disa pankartave provokues në veri të Kosovës, ku thuhet se “po presin presidentin e Serbisë të vijë” duke e quajtur atë ‘komandant’.

Drupal Ad

 

 

 

Sveçla ka porositur se nëse Vuçiç vjen në Kosovë pa lejen e Prishtinës zyrtare, ai do të vihet prapa hekurave.

Këtë deklaratë, në një komunikim për ‘MCN live’, eksperti i sigurisë Milazim Gashi, e cilëson si mjaft të ngutshëm, ndikuar nga disa pankarta, e që sipas tij ndikojnë për keq në nivelin e diplomacisë së Kosovës.

Duke analizuar nga këndvështrimi i sigurisë dhe analitika e brendshme sa i përket diplomacisë kosovare, është një veprim i ngutshëm i ministrit Svecla, për shkak se ministri i Punëve te Brendshme duhet të luaj një rol të një lidershipi të nivelit diplomacie më të lartë me ndërkombëtar e ne veçanti në raporti me Serbinë.

Ne e dimë shumë sajtë se Vuçiç vegjeton territorin e Kosovës. Presidenti ose kur një ministër serb që do duhej të vinte në Kosovë janë normativa te rregullta të cilat janë te obliguar çdo lidershopi që vjen brenda një territori tjetër ti respektoj andaj çdo vizite që Vuciç ka bërë në Kosovë, në përputhje të plotë me rregullat me koordinim me Zyrën e Ndërlidhëse të të dyja shteteve , sigurinë lidershpit e bën Policia e Kosovës dhe Shërbimi Inteligjent dhe njëkohësisht KFOR.

Andaj çdo veprim elektoral i ministrit apo kryeministrit është i ngutshëm për shkak se ne duhet të rehabitolojë segmentin e caktuar, sa i përket me Serbinë.  

Sipas Gashit, këto veprime nxitëse të një ministri të Punëve të Brendshme, duhet te gjykohen në nivel të rënies pre të promovimeve të grupeve kriminale në veri.

Eksperti i sigurisë sugjeron që veprimet të mendohet të ndodhin në koherencë nëse Vucic do futej la leje, e jo vetëm përmes momenteve të deklaratave.

Deklarime nxitëse të ministrit Svecla, i cili nuk guxon të bij pre e provokimeve kriminale te cilat gjenden në territorin e Republikës së Kosovës.

Ne e kemi edhe Graqanicë, 3 km afër Prishtinës ku ka gjithandej flamuj serb andaj si ministër i Brendshëm e ka humbur një ekuilibër publik për shkak se nuk guxon të bij pre e shantazheve të grupeve të caktuar dhe të deklarohet në mënyrë publike sa i përket çdo elementi që ndodh ne veri, në veçanti të pankartave të ndryshme ku është e ulte dhe degraduese për një ministër të deklarohet, sepse aty mund te ketë grupe huliganësh të qarqeve te caktuar që mund ti shkruajnë ato.

Veprimet duhet të jenë koherent dhe aksioni të ndodh në mënyrë koherentë në rastëse Vuçiç futet pa leje dhe të bëhet veprimi direkt. Në këtë rast kemi komunikim me huliganë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy