“Grup i strukturuar kriminal”/ PD çon në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Tiranës (VIDEO)

“Grup i strukturuar kriminal”/ PD çon në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Tiranës (VIDEO)

Partia Demokratike ka dërguar sot në SPAK kallëzim për inceneratorin e Tiranës. Kallëzimi është bërë në emër të kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj, kryebashkiakun Erion Veliaj, Lefter Kokën, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke i konsideruar si një grup të strukturuar kriminal.

Ka qenë sekretari Çlirim Gjata dhe Jorida Tabaku që kanë dorëzuar padinë e demokratëve në organin e lartë të drejtësisë.

Përfaqësuesit e opozitës, pas kallëzimit, u shprehën se e gjithë qeveria është vënë në funksion të këtij inceneratori.

"E gjithë qeveria dhe Bashkia është kthyer në funskion të këtij inceneratori, kanë nxjerrë nga tregu kompanitë e riciklimit, Bashkia ka rritur tarifat me 30% për t'i krijuar punë. Ndërkohëq ë shteti ka kryer pagesat e veta, incestitori ka bërë vetëm 20% të investimit. Kemi dokumente te KLSH dhe të Ministrisë së Financave që faktojnë këtë".

"Ka 3 vjet që bëhen denoncime të ndryshme në media, pse duhet të presë SPAK apo kushto tjetër, pse duhet të presë një denoncim formal. ka 3 vjet kjo, pse duhet të presë denoncimin tonë, denoncimet janë dytësore sa i përket procedurës, pse kur ndodh një vrasje, prokuroria do të presë familjen që të bëjë denoncim, apo e fillon kryesish, çfarë duhet të bëjë SPAK a mund të shkoj deri në QKR dhe të shikojë kur u krijua kompania që fitoi tenderin e inceneratorit? Ça kuptimi ka që qeveria e jep me koncesion, kur punën nuk e bën privati. 23 mln janë dhënë nga buxheti, por ai nuk ka bërë asgjë. E kemi trajtuar si grup të strukuturat kriminal, Lefter Kokën, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ku shkojnë paratë, kush fshihet pas", thanë përfaqësuesit e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy