Trump telefonatë me Abbas: Do punoj për të ndaluar luftën

Trump telefonatë me Abbas: Do punoj për të ndaluar luftën

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, tha zyra e këtij të fundit.

Abbas e përgëzoi Trump për fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe i uroi fat ndërsa përgatitet për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Abbas shprehu gatishmërinë “për të punuar me Presidentin Trump për të arritur një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.

Trump, nga ana tjetër, i tha Abbas se “Do të punoj për të ndalur luftën” dhe se ai pret të punojë me udhëheqësin e Autoritetit Palestinez dhe të gjitha palët e interesuara për promovimin e paqes në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy