Numri çift i anëtarëve të GjK/ Ngjela: Duhet të përmirësohet ligji që të shmangen ngërçet (VIDEO)

Numri çift i anëtarëve të GjK/ Ngjela: Duhet të përmirësohet ligji që të shmangen ngërçet (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për zv, kryeministren dhe ministren e infrastrukturës, Belinda Ballukun. Votat u ndanë në katër pro dhe katër kundër, pa u arritur shumica e kërkuar. 

 

Avokati Spartak Ngjela tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se që të mos ketë ngërçe të tilla, ligji duhet të përmirësohet.

 

Sipas Ngjelës, ose numri i gjyqtarëve duhet të jetë tek, ose nëse janë 4 me 4 shumicë do të konsiderohet andej ku anon kryetari.

 

GJK me ligj ka një gabim, e kam thënë nuk më kanë dëgjuar. Ose duhet të jetë numër tek, ose ligji duhet të thotë që andej nga anon kryetari bëhet shumicën, kur jemi 4 me 4. 

 

Fakti që e kanë bërë me 8 si zgjidhet? Që të mos ketë më ngërçe duhet që ligji të përmirësohet. Po të jetë 4 me 4 shumica është nga është kryetari. Rregulli është që duhet të ishte numri tek. 

 

Ligji ynë, qoftë kushtetues qoftë normal e ka ndarë 4 me 4 është gabim. Çfarë ndodh kur ngelet 4 me 4? Të mos bie në këtë krizë do duhej ose ta kishim tek numrin ose do thonin që andej nga anon kryetari bëhet shumica.

 

Gjyqësori në të gjithë botën demokratike e ka peng ekzekutivin. Ramën dëgjoni ju? Ai nuk është jurist. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy