Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se problemi kryesor i protestave opozitare në 11 vite ka qenë mungesa e një kërkese dhe strategjie konkrete nga opozita.
Kalemaj tha se mbështet tezën që opozita duhet të kërkojë qeveri teknike për të garantuar zgjedhjet.
Ai u shpreh se zgjedhjet e parakohshme nuk do ishin një alternativë e mirë, pasi sot PS mund të fitojë mbi 90 deputetë.
Problemi kryesor që ka pasur opozita në 11 protesta ka qenë që s’ka pasur një kërkesë apo strategji koherente ku do shkonte dhe kush do ishte dita pas protestës, pra çfarë do ndodhte. Kanë bërë protesta masive, më të reduktuara, protesta me çadër, protesta me kohëzgjatje të ulët, me mosbindje civile, problem kryesor që kanë pasur protestat ‘Nano ik’ apo ‘Rama ik’ është që as Nano as Rama s’kanë ikur. S’mund t’i kërkosh kësaj qeverie zgjedhje të parakohshme, sepse mund të fitojë me mbi 90 deputetë, atëherë mbetet qeveria teknike që unë e mbështes si tezë, për të garantuar zgjedhjet. Të njëjtën gjë ka Maqedonia e Veriut. Por kjo kërkon një parakusht tjetër që opozita kryesore me 47 deputetë duhet të dilte se cilën reformë zgjedhore duan ata. Ata s’kanë dhënë asgjë, ata kanë thënë që duan vetëm Bylykbashin. E ka propozuar Basha, dhe të tjerë si Nisma Thurje”.
Kalemaj theksoi rëndësinë e programit dhe xhaketave të reja për të arritur fitoren, duke shtuar se këto dy elementë PD i ka pasur si në 92-shin, ashtu edhe në 2005-ën.



