Nuk u dorëzuan dhe gjetën dy copa të mëdha floriri

Nuk u dorëzuan dhe gjetën dy copa të mëdha floriri

West dhe Shannon gjetën gjatë kërkimeve të tyre në një zonë në jug të Australisë dy copa të mëdha floriri, që së bashku peshojnë 3,5 kilogramë e arrijnë vlerën e 250.000 dollarëve amerikanë. Zbulimi i tyre fatlum u transmetua në shoë-n televiziv Aussie Gold Hunters. Dy burrat kishin gërmuar në zonë e kishin përdorur dhe detektorin e metaleve për të rënë në gjurmët e “thesarit” të tyre.

“E pranoj se ishte edhe pak fat që shkuam aty; ishte tokë e paprekur, s’e kishin gërmuar”, Ethan West, njëri prej dy kërkuesve të arit që kanë përfunduar në titujt e parë të gazetave e përshkruan me këto fjalë zbulimin e tij dhe Brent Shannon-it, zbulim që i bëri të famshëm dhe të pasur!

Sipas Discovery Channel, ka gjasë që koleksionistët të paguajnë për dy copat e arit  deri në 30% më shumë sesa vlera e tyre  e tregut.

Kërkimet për ar në Australi nisën në vitet 1850, duke u shndërruar që prej atëherë në një industri të rëndësishme në këtë vend. Vetë qyteti i Tarnagulla u krijua gjatë etheve të arit në shtetin e Victoria-s dhe u pasurua shumë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy