Deputeti i Partisë Demoktratike, Sherefedin Shehu e ka cilësuar damagogji fazën e dytë të luftës ndaj informaliteti të nisur nga qeveria. Sipas tij biznesi po mbytet nga kontrollet e shpeshta të tatimorëve, ndërsa faza e dytë është një përpjektje e dështuar për të justifikuar fazën e parë, që i dha goditje biznesit.
Në një intervistë për Tema Tv, Shehu thotë se sistemi i riskut ishte një metodologji e bërë gati që në kohën e qeverisjes së djathtë.



