
Revolucioni Netflix shënon rekorde të reja. Gjatë vitit 2018, platforma online ka lënë pas sistemin kabllor dhe atë satelitor në SHBA, për herë të parë. Rezultatet kanë dalë nga një analizë e PwC.
Raporti që mban titullin 'Një rend i ri botëror për videot' zbuloi se abonimet e TV me pagesë në radhët e m konsumatorëve amerikanë ranë në 67% në vitin 2018, nga 73% që ishin në vitin 2017 dhe 77% në 2016-n.
Për krahasim, përdorimi i Netflix u rrit në 76% të konsumatorëve amerikanë vitin e kaluar, nga 73% që ishte në vitin 2017 dhe 70% në vitin 2016.
"Të dhënat tona tregojnë se ekziston një konvergjencë midis gjeneratave të vjetra dhe të reja", thuhet në raportin e hartuar nga PwC.
"Konsumatorët e moshuar gjithnjë e më shumë po e shkëpusin kabllin dhe po orientohen drejt videove në internet, ndërsa konsumatorët e rinj po tregojnë shenja të marrëdhënieve pozitive të TV me pagesë".
Raporti zbulon se 29% e konsumatorëve amerikanë të moshës 50-vjeçare kanë “prerë kabujt”, nga 19% në vitin 2017 dhe 61% e atyre mbi 50 vjeç tani kanë akses në televizon përmes internetit, në krahasim me 48% që ishin në vitin 2016.
Në të njëjtën kohë, 22% e konsumatorëve të moshës 25-34 vjeç raportuan se ishin në “partneritet të shëndetshëm dhe të zotuar” me ofruesin e tyre të televizionit me pagesë, krahasuar me 16% të atyre mbi 50 vjeç.
Më pak njerëz në përgjithësi thanë se ndiheshin të “futur në grackë” nga ofruesit e televizonit me pagesë - 20%, nga 22% që ishin vitin e kaluar.
Hulumtimi bazohet në një studim të PwC të kryer me 2 016 amerikanë të moshës 18-59 vjeç, me të ardhura vjetore familjare mbi 40 000 dollarë. Studimi është kryer në tetor 2018.



