Oleksii Kovalyov, një deputet i parlamentit ukrainas, është shpallur në kërkim për tradhti të lartë, pasi një hetim nga autoritetet ukrainase zbuloi se ai është emëruar nënkryetar i këshillit që mori përsipër qeverinë në rajonin Kherson, të pushtuar nga trupat ruse.
Një deklaratë e tillë u bë e ditur nga zyra e prokurorit ukrainas. Kovalyov, i cili thuhet se i mbijetoi një atentati muajin e kaluar, të organizuar nga inteligjenca ukrainase, do të përballet me burgim të përjetshëm nëse kapet.
Emërimi i tij në këshillin e ri vetëqeverisës të Khersonit u njoftua të hënën.
Kovalev u zgjodh në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2019, me partinë Shërbëtor i Popullit të Presidentit Volodymyr Zelensky.
Por ai u përjashtua nga radhët e partisë në fund të prillit pasi u akuzua për bashkëpunim me Rusinë.



