Këshilli i Europës zgjedh drejtuesen e re

Këshilli i Europës zgjedh drejtuesen e re

Ministrja e Jashtme kroate, Marija Pejčinović Burić, është zgjedhur dje në postin e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Ajo ka marrë 159 vota nga anëtarët e asamblesë parlamentare, ndërsa rivali i saj, ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders, mori vetëm 105 vota.

Zgjedhja e saj në krye të Këshillit të Europës vjen pas vendimit të shumëdebatuar të Asamblesë Parlamentare (PACE) - me shumicë votash - për të lejuar rikthimin e përfaqësuesve rusë, pesë vjet pasi Moskës iu hoq e drejta e votës për shkak të aneksimit të Krimesë. Rusia kërcënoi se do të largohej nga PACE nëse i ndalohej të votonte në zgjedhjen e norvegjezit Thorbjørn Jagland, i cili ka mbajtur deri tani postin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Po dje, Këshilli i Europës njoftoi se do të anulonte dërgimin në Shqipëri të vëzhguesve të zgjedhjeve vendore.

Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare që ka synim ruajtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Europë. Shqipëria është anëtare me të drejta të plota që prej vitit 1995. E themeluar në vitin 1949, Këshilli ka 47 vende anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor rreth 500 milionë euro.

Organizata dallon nga Këshilli Europian, i cili përbëhet nga krerët e 28 shteteve anëtare të BE-së dhe që merret me drejtimin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy