Aktori i filmit “Reservoir Dogs” Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e tij

Aktori i filmit “Reservoir Dogs” Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e tij

Aktori i Hollivudit Michael Madsen, 67 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Kaliforni të enjten në mëngjes, raporton BBC. 

Ai u gjet i pavetëdijshëm nga autoritetet duke iu përgjigjur një telefonate 911 në shtëpinë e tij në Malibu dhe u shpall i vdekur në orën 08:25 sipas kohës lokale (BST), sipas The Hollywood Reporter.

Sipas autoriteteve, besohet se ai ka vdekur nga një atak kardiak.

Madsen ishte një aktor i shkëlqyer, i njohur për rolet e tij në filmat e Quentin Tarantinos si Reservoir Dogs, Kill Bill: Vol. 2, The Hateful Eight dhe Once Upon a Time in Hollywood.

Madsen lë pas pesë fëmijët e tij. Djali i tij Hudson vdiq pasi u vetëvra në vitin 2022, në moshën 26 vjeç.

Ai ishte i martuar me Georganne LaPiere, gjysmëmotër e këngëtares dhe aktores Cher nga viti 1984-1988.

Ai ka një vajzë me emrin Jessica, nga lidhja me Dana Mechling.

Madsen ishte i martuar me Jeannine Bisignano nga viti 1991 deri në vitin 1995. Ata kanë dy djem, Christian dhe Max.

Në vitin 1996, ai u martua me DeAnna. Së bashku ata patën tre djem, Luke, Kalvin dhe Hudson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy