“Vetë e kërkove!”/ Babë e bir dëshmojnë për vrasjen e gjyqtarit: Ndodhi shpejt. Kalaja u përpoq të mbrohej

“Vetë e kërkove!”/ Babë e bir dëshmojnë për vrasjen e gjyqtarit: Ndodhi shpejt. Kalaja u përpoq të mbrohej

Babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj lanë ambientet e spitalit një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit ku Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. 

 

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ata janë shprehur se “ngjarja ndodhi shumë shpejt” dhe se gjyqtari u përpoq të mbrohej, por nuk kishte hapësirë dhe kohë.

 

Elvisi iu afrua dhe e qëlloi nga shumë pranë duke i thënë: ‘Vetë e kërkove’.Pastaj u kthye nga ne dhe sekretarja, por arma nuk kishte më plumba”, kanë treguar Rakip dhe Ervis Kurtaj. 

 

U munduam ta ndihmonim, por ai nuk reagonte. Pas pak minutash erdhi policia dhe ambulancë. Kur dolëm jashtë, pamë që arma ishte lënë te dera, ishte shumë e vogël. Na erdhi shumë rëndë për gjyqtarin, por sinqerisht, kjo ishte një situatë që e kishim frikë prej kohësh. Na thonin se do na hidhnin në rrugë, sa herë na shihnin. Ishte bërë si makth kjo histori”, shprehen ata. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy