Dy persona ka humbur kontaktet, pasi kanë dalë në det për të provuar një skaf në Durrës.
Mësohet se ata janë Adriano Jaho, 52 vjec, biznesmen dhe pronari i nje hoteli ne Vlore dhe ndihmesi i tij Ariseld Maze 28 vjeç.
Skafi i zhdukur është i një gjatësie 8 m dhe me dy motor. Ata kane dale te provonin mjetin pasi ishte riparuar ne nje servis ne Durres.Te dy ishin te apasionuar pas peshkimit dhe njohes te mire te detit.
Nga se bëhet e ditur ata ishin të apasionur pas peshkimit dhe ishin njohës të mirë të detit. Policia ka nisur kërkimet.
Burime per “Panorama” bejne me dije se kontakti i fundit ka qene nje bisede telefonike me nje mikun e biznesmenin. “hajde me sill karrel se mjeti po merr uje”- mesohet te kete thene ai ne telefon.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve të mëposhtëm:
A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.
A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.



