
16 pelegrinë iranianë kanë humbur jetën në një aksident rrugor pas një përplasjeje midis dy minibusëve mes qyteteve Dujail dhe Samarra në veri të Bagdadit, Irak.
Krahas viktimave, 13 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Viktimat, të gjitha me kombësi iraniane, ishin në një pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Qerbelasë për Arbareen, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë.
Sipas një deklarate të ambasadorit iranian në Bagdad, Mohammadkazem Al-Sadegh, dy incidente të tjera të rënda kanë ndodhur në Irak.
Njëra më 28 gusht në provincën Kut, ku u vranë dy gra iraniane. Tjetra në provincën e Nasseriyeh, e cila shkaktoi shtatë vdekje, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, dhe 29 të plagosur.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, qeveria iraniane ka organizuar programe vjetore pelegrinazhi me rastin e Arbainit, ditën e dyzetë të zisë për martirizimin e imamit të tretë shiit Husein, i vrarë në Qerbela.
Rreth 2.6 milionë pelegrinë kanë vizituar Irakun këtë vit.



