Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak me 15 raketa balistike në shënjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleiman.
Sipas BBC, sùlmin e kanë marrë përsipër gárda revolùcionare islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje dhe mohoi se po kërkonte të përshkallëzonte situatën në luftë.
Nuk ka munguar edhe një reagim i Donald Trump, i cili është shprehur se SHBA ka ushtrinë më të fuqishme në botë.
Përmes një postim në 'Facebook', Trump ka theksuar se nesër në mëngjes do të mbajë një deklaratë për shtyp. Ai ka shkruar se nesër do të kenë deklaratën zyrtare për sulmin e Iranit mbi forcat ushtarake amerikane.
‘Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes’, shkruan Trump.
Donald Trump nuk i është adresuar sot Kombit amerikan pas sulmit në dy baza ushtarake amerikane në Irak, por ka shkruar një status në Twitter
Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë më mediet u shpreh: “Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë,”.



