Grabitja në Rinas/ Policia arreston “dajën” nga Kosova, reagon ministri Lleshaj

Grabitja në Rinas/ Policia arreston “dajën” nga Kosova, reagon ministri Lleshaj

Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, mesditën e 9 prillit.

Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ragip Hajdini, 50 vjeç, banues në Pejë, i njohur me nofkën “Daja”.

"Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,  informojmë se është kapur dhe ndalur  shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje” thuhet në njoftimin e Policisë.

Mësohet se shtetasi kosovar është arrestuar bërë pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Dy personat me pseudonimet “Daja” dhe “Tani” që ende është në kërkim janë zbuluar nga dëshmia e Alkond Bregasit, punëtorit që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i fundit ky që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.

"Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale  te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, "Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë", - njofton Policia.

Në lidhje me arrestimin e Ragip Hajdinit, kosovarit të akuzuar si të përfshirë në grabitjen e Rinasit reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas tij për këtë ngjarje ka vetëm një alternativë që është drejtësia. “I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt.

Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!”, shkruan Lleshaj.

Hajdini është personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e 6.7 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy