Kuvendi miraton Autoritetin për hapjen e Dosjeve, bojkoton opozita

Kuvendi miraton Autoritetin për hapjen e Dosjeve, bojkoton opozita

Kuvendi miratoi të enjten me votim te fshehte elektronik pesë anëtarët e Autoritetit për Informim për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, duke i çelur rrugën zbatimit te ligjit “Për hapjen e dosjeve”. Opozita e bojkotoi votimin, pasi e cilësoi veten të përjashtuar nga ky proces.

Gentjana Sula, Altin Hoxha, Maringlen Kasmi, Daut Gumen dhe Simon Mirakaj, do të përbejnë trupen që do të hape dosjet e ish-Sigurimit, gjatë diktaturës komuniste. Kandidatura e Selami Zallit, e propozuar nga Partia Demokratike nuk mori votat e mjaftueshme duke mos u bëre pjesë e ketij institucioni.

Kandidatura e Gentjana Sulës, e propozuar nga Këshilli i Ministrave mori 77 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim.

Kandidatura e Altin Hoxhës, e propozuar nga grupi parlamentar i LSI-së mori 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 3 abstenime

Maringlen Kasmi i propozuar grupi i PS-së u miratua me 77 vota, pro, 3 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa kandidatura e Selami Zallit, i propozuar nga grupi i PD-se u rrëzua, duke marrë vetëm 9 vota pro, 67 vota kundër dhe 4 abstenime.

Me 76 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim u miratua kandidatura e Daut Gumenit, i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politike dhe e mbështetur nga 28 deputetë.

Ndërsa kandidatura e Simon Mirakajt, e propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe e mbështetur grupi i PD-së u miratua me 75 vota pro, tre vota kundër dhe asnjë abstenim.

Miratimi i kesaj strukture, te votuar sot ne Kuvend, i hap rrugën zbatimit te ligjit ‘për hapjen e dosjeve”, i miratuar në prilll 2015 ne parlament, dhe që i garanton të drejtën çdo individi për t’ u njohur me informacionet dhe dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit.  Shqipëria në këtë proces do të ndjekë modelin gjerman, i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Bledar Skënderi zgjidhet anëtar i ri i KQZ-se

Seanca e sotme miratoi me 74 vota pro, 4 vota kundër dhe 2 abstenime  Bledar Skënderin për postin e anëtarit të ri të KQZ-se. Ai konkuroi përballë kandidatit tjetër Erik Skendaj.
Ndërsa votimi i ‘Kodit hekurudhor’, i vetmi projektligj i séancës së sotme, u shty për javën e ardhshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy