Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë vaksinave Sinovac

Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë vaksinave Sinovac

Rregullatori federal shëndetësor i Brazilit Anvisa pezulloi të shtunën përdorimin e mbi 12 milionë dozave të një vaksine Covid -19 të zhvilluar nga Sinovac Biotech Ltd të Kinës, të prodhuara në një fabrikë të paautorizuar.

Anvisa tha se ishte paralajmëruar të premten nga instituti Butantan i San Paulos, një qendër biomjekësore që ka bashkëpunuar me Sinovac se 12.1 milion doza, të dërguara në Brazil ishin bërë në fabrikë.

"Njësia prodhuese ... nuk u inspektua dhe nuk u miratua nga Anvisa në autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së përmendur," tha rregullatori. Ndalimi ishte "një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm të afërt," shtoi ai.

Butantan gjithashtu i tha Anvisa se 9 milion doza të tjera, ishin prodhuar në të njëjtën fabrikë dhe ishin në rrugën e tyre për në Brazil. Gjatë ndalimit 90-ditor, Anvisa do të kërkojë të inspektojë fabrikën dhe të mësojë më shumë për sigurinë e procesit të prodhimit.

Gjatë përhapjes së vaksinave në Brazil në fillim të këtij viti, shumica dërrmuese e vaksinave të administruara ishin nga Sinovac.

Brazili të shtunën raportoi 21,804 raste të reja me koronavirus dhe 692 vdekje nga

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy